Orët e para të ditës do paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta për veriun dhe qëndrën ndërsa zonat jugore do kenë më shumë kthjellime. Mesdita sjellë pauz të reshjeve, por sërisht mbrëmja ri-kthen motin e paqëndrueshëm në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit ulen më 2 gradë në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite duke arritur shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Europa Perëndimore, Veriore dhe ajo qëndrore mbetën me vranësira dhe reshje të dendura dëbore, po ashtu reshje të pakta shiu do kenë vendet e Europës Juglindore. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira paraqitet pjesërisht Ballkani dhe Europa Lindore.

Artikulli paraprakXHAÇKA: MINISTRIA E JASHTME DUHET TË SHKËLQEJË SIÇ KA BËRË ME DREJTIMIN E OSBE! DETYRA E PARË QË DO BËJ
Artikulli tjetërBASHA AKUZA RAMËS: PREMTOVE PUNËSIM, POR SOT NUMRI I TË LARGUARVE NGA SHQIPËRIA ËSHTË MË I LARTI NË EUROPË!