Moti ditën e sotme paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe malore, por moti me diell do mbizotërojë vijnë bregdetare deri pas mesditës.

Pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në rajonin verior dhe pjesërisht zonat lindore aty ku priten edhe shira të izoluar, por të papërfillshëm. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës largojnë vranësirat nga vendi ynë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 34-35°C.

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 4 ballë.