Edhe ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika.

Për pasojë, sipas ‘MeteoAlb’, vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërish vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 37-38°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakDANIMARKA I BASHKOHET VENDEVE TË TJERA TË BE, HAP KUFIJTË PËR QYTETARËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërFAMILJARËT E GEORGE FLOYD TË PAKËNAQUR ME DËNIMIN E ISH-OFICERIT ME 22.5 VJET HEQJE LIRIE: ‘NE MORËM DREJTËSI, POR JO MJAFTUESHËM’