
Teksa në pjesen më të madhe të vendit ullinjtë kanë patur prodhim të pakët, diçka e tillë nuk ka ndodhur në Lezhë.Në fshatin Troshan një ndër zonat e njohura për kultivimin e kësaj bime, ky vit ka qenë i suksesshem.Teksa siperfaqet me ullinj kanë ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit edhe prodhimi ka qenë i bollshem, por problem për fermeret mbetet mungesa e punëtoreve për vjeljen e tyre, pasi të rinjtë kanë emigruar dhe është vështire të gjesh krah pune.
Kultivimi i ullirit në Troshan është një tradite, ku numerohen dhjetra hektarë tokë të mbjella me këtë këtë bimë dhe falë prodhimit të bollshem çmimi i vajit mbetet i njëjtë ashtu si dhe vitet e shkuara.