Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon ‘luftën’ e tij me amerikanët. Ish-Kryeministri ka dalë sot një konferencë për mediat.

Berisha tha se është dorëzuar padia e tij kundër Sekretarit Blinken në Gjykatën e Parisit.

“Ju falënderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë të cilën unë e kam thirrur për t’ju njoftuar ju, qytetarët shqiptarë, se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të më shpallur ‘non grata’ pas keqinformimit nga Soros unë aktivizova avokatin tim. Ai ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate.

Sipas avokatit tim kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm dhe në parimin universal se ‘për shpifjen nuk ka imunitet’. Ajo bazohet edhe në parimin tjetër universal se ‘shpifja në internet dënohet kudo’. I bëj thirrje Sekretarit Blinken që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo provë që ai disponon kundër meje dhe familjes sime”, Berisha.

Ne Parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do të jem në aleancë me çdo demokrat dhe çdo shqiptar në betejën kundër këtij regjimi. Unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. Të kërkojë prova dhe të mos pranojë barin”

Artikulli paraprakSTUDIMI I EKSPERTËVE TË ISHP-SË: NGA 1500 PERSONA TË INFEKTUAR ME COVID-19, 54% KANË KRIJUAR ANTITRUPA
Artikulli tjetërA I DRUHET TRADHTISË NGA KRYETARI I PD? BERISHA BESON TE BASHA: I ËSHTË PËRGJIGJUR KËRKESËS SË ZNJ.KIM, E FALENDEROJ DHE PËRGËZOJ. AMBASADORJA PO SILLET SI GUVERNATORE