Kjo e enjte, e 31 korrikut, shënon afatin e fundit të vendosur nga Kryeministri Edi Rama që bizneset përgjatë akseve rrugore kombëtare të lirojnë hapësirat e zaptuara dhe të vendosen brenda kufijve të pronës së tyre.Star Plus ka bere një vëzhgim në terren përgjatë akseve Milot-Lezhë, në drejtim të Shkodrës, si dhe në segmentin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit. Nga ajo që konstatohet, një pjesë e bizneseve kanë nisur tashmë zhvendosjen e strukturave për të respektuar distancën prej 20 metrash nga aksi rrugor, sipas kërkesës së qeverisë.Megjithatë, nuk mungojnë as subjektet që ende nuk kanë reaguar, duke qëndruar në shkelje të rregullores së re.Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ne Lezhe ben me dije se nga dita e hënë e javes sw ardhshme do të nisë zbatimi në terren i aksionit për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Kjo nismë është pjesë e një plani të gjerë të qeverisë për sistemimin dhe pastrimin e akseve kombëtare, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe standardeve të infrastrukturës publike.

Artikulli paraprakAKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE I MIRËPRITUR NGA QYTETARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET NUMRI I AKSIDENTEVE AUTOMOBILISITIKE