Ka vijuar edhe ditën e sotme aksioni për prishjen e banesave që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ditën e sotme ka qenë në terren ku ka prishur dy objekte në zonën e Astirit.

Ndryshe nga sa ndodhi tre ditë më parë, ku banorët e Astirit u përplasën me forcat e policisë dhe të IKMT, ditën e sotme nuk ka patur kundërshtime. Megjithatë forca të shumta policie kanë qenë pranë banesave të cilat do të prishen ku kanë krijuar kordone në të dy krahët e rrugës për të shmangur përplasjet apo incidentet e mundshme.

Më 12 nentor u shembën 33 objekte por megjithëse kishte forca të shumta policie, nuk munguan përplasjet, plagosjet dhe arrestimet.

IKMT ka prishur sot dy objekte dy kateshe ne zonen e “Astir”…

Pubblicato da Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT su Giovedì 14 novembre 2019

 

Artikulli paraprak‘BETEJA’ PËR TË NJËJTIN VEND, ARTA VORPSI DHE MARSIDA XHAFERLLARI MBËRRIJNË NË AMBIENTET E GJYKATËS KUSHTETUESE
Artikulli tjetërGJUZI NË KUVEND: DUA 45 MINUTA TË LEXOJ REZOLUTËN