
Projekti synon ndarjen e qartë të hapësirës mes automjeteve dhe biçikletave, me sinjalistikë horizontale dhe vertikale, si dhe elementë sigurie përgjatë gjithë gjatësisë së këtij segmenti. Sipas përdoruesve të përditshëm, ndërhyrja ka ndikuar në rritjen e sigurisë gjatë lëvizjes.
Por ajo cka vërehet është mos respektimi i korsive të dedikuar për pedaluesit e bicikletave .
Qytetarët zgjedhin sërish të ecin në rrugën e automjeteve duke u kthyer në burim serioz për aksidente
Unaza Lindore konsiderohet një nyje e rëndësishme lidhëse në qytet, dhe përfshirja e korsive të biçikletave në këtë segment pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të rrisë sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës.






