Shtylla te demtuara , llamba të djegura, kabllo të prerë, ndodh t’i shohësh dendur vetem në unazen perendimore te qytetit.
Prej disa kohesh pothuajse gjysma e unazes perendimore te qytetit te Shkodres, eshte zhytur ne nje erresire totale. Eshte nje pamje aspak normale qe po karakterizon kete zone ne oret e mbremjes dhe ku askush nuk nderhyn per ti dhene zgjidhje prej me shume se 2 javesh.Gjate nje isnpektimi te kameras situate fliste qarte pasi banoret ndiheshin te frikesuar duke te minimizuar levizjet qe ne oret e para te mbremjes.mungesa e ketyre llambave ndricuese evidentohej lehte ne disa lagje pergjate ketij segenti si Ndocej,hyrja e Dudasit, zona e Kirasit prane kolegjit Turk per te perfunduar ne rotonden e lagjes Rus. Jashte kameras familjaret shprehen se sistemi i ndriçimit gjithmone pas nje blackout-i disa javor zevendesohet me llamba të zakonshme që karakterizohen nga një dritëdhënie specifike shumë e vogel dhe orë pune nga më të ulëtat. Si të tilla, ato digjen shpesh, për shkak të cilësisë së dobët të tyre dhe për shkak të problemeve të tjera që shfaqen nga luhatja e tensionit. Ndryshe nga banoret bashkia shkoder ka nje verison tjeter per kete problem e cila fillimisht nuk ishte ne dijeni te mungeses se ndricimit ndersa perfaqesues te sherbimeve publike nenvizojne se defekti qendron tek kabinat elektrike dua ia faturuar ne kete menyre indiferencen operatorit te sistemit te shperndarjes.Sigurisht qe nuk eshte nje problem i ri per unazen perendimore te shkodres e aktualisht i ngjan nje zone te braktisur dhe jo nje segmenti ku jane shpenzuar miliona leke deri ne perfundimin e saj.