
Unaza Perëndimore e qytetit të Shkodrës po shfaq probleme të amortizimit. Në disa pjesë të saj janë hapur gropa, duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Gjithashtu, një tjetër problematikë e evidentuar është shembja e kapakëve të pusetave, një fenomen i pranishëm përgjatë gjithë këtij segmenti rrugor.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës pasi gropat e hapura bëhen shkak edhe për aksidente.
Unaza Perëndimore është një ndër rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, kryesisht të automjeteve dhe perdoruesve te bicikletave . Ajo përbën një nyje të rëndësishme lidhëse me pjesën tjetër të qytetit.