Unaza perëndimore në Shkodër ndodhet në kushte të vështira, për shkak të amortizimit të infrastrukturës rrugore.
Pothuajse gjatë gjithë këtij segmenti, një pjesë e pusetave janë të shembura ndërsa janë krijuar edhe gropa të mëdha duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë rrugë.
Ndërsa vërehet që në këtë segment ka nisur edhe dëmtimi I korsive të biçikletave
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës pasi gropat e hapura bëhen shkak edhe për aksidente.
Unaza Perëndimore është një ndër rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, kryesisht të automjeteve dhe perdoruesve të biçikletave.

Artikulli paraprakTENDERAT ,ARRESTOHET SHEFJA E DIPLOMACISË NË BE
Artikulli tjetërMURTAJA TEK BAGËTITË, SITUATA NORMALIZOHET HAPEN TREGJET