Në rubrikën Sy m’sy” Rama thotë se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin.

Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, ga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara në shërbime të modernizuara.

Rama reagoi dhe për konsulentin e fushatës së Trump,Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike.

“Dje trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump. Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë”

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama nuk ka reaguar dje ndërsa duke prezantuar rubrikën lajmëroi se do të flasë ‘lidhur me dje, sot e nesër”

Artikulli paraprakSHPËRTHEN NË FLAKË MAKINA NË LËVIZJE NË AKSIN PUKË-FUSHË ARRËZ, MJETI SHKRUMBOHET TËRËSISHT
Artikulli tjetërËSHTË KOHA TË REFLEKTONI PËR GABIMET QË KENI BËRË…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT