Zona e Ungrejt në Lezhë po kthehet në një atraksion turistik malor.Numri i vizitoreve dhe turisteve të huaj ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit.Bukuritë natyrore e kanë bërë këtë zonë mjaft tërheqese dhe në këtë drejtim po ndikon përmiresimi i infrasktuktures rrugore.Banorët e zonës po planifikojnë ndërtimin e njësive të shërbimit, por kërkojnë mbështetje nga shteti për zhvillimin e turizmit.

Ungreji është një zonë e fokusuar tek bujqësia, por së fundmi po ripërtërin edhe sektorin e turizmit dhe këtë e dëshmon rikthimi i banoreve për të investuar në njesi shërbimi.