
Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar faza e dytë e projektit Cred4Teach, një iniciativë ndërkombëtare që synon zhvillimin profesional të mësuesve përmes mikro-kredincialeve të bazuara në MOOC (muk). Projekti është implementuar në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar. Koordinator shkencor I projektit, Sascha Lord, theksoi rëndësinë e Cred4Teach (kref for tiq)si një mundësi konkrete për përmirësimin e aftësive profesionale të mësuesve.
Ndërkohë, koordinatorja e projektit për UNISHK, Eranda Bilali, theksoi se projekti po jep rezultate të dukshme dhe ka ngjallur interes të madh nga mësuesit, me një numër gjithnjë në rritje regjistrimesh.
Projekti Cred4Teach bashkon institucione të arsimit të lartë nga disa vende të Evropës dhe rajonit, me qëllim krijimin e një platforme të përbashkët për zhvillimin profesional të mësuesve përmes mikro-kredencialeve të bazuara në kurse online (MOOC).






