Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka fituar të drejtën e dy programeve të reja të doktoraturës si partner në një prej universiteteve më të mira të Austrisë. Gjithçka ka nisur pas propozimit të ish deputetes Edona Bilali e cila pak kohë më parë përfundoi studimet doktorale në atë universitet dhe menjëherë mendoi përfshirjen e universitetit të Shkodrës që është akredituar në dy programe, njëri me fokus në ekonominë ndërkombëtare, menaxhim dhe zhvillimin rajonal dhe tjetri në fushën e komunikimit dhe politikat arsimore. Zëevndësrektorja e universitetit të Shkodrës Blerta Dragusha, pas një takimi me ish deputeten Bilali shprehet se kjo është një arritje duke qenë pjesë e këtyre dy programeve të njohura ndërkombëtarisht…
Ish deputetja Bilali thotë se pranimi nga universiteti i Austrisë me dy programe doktorature e çon universitetin e Shkodrës në një nivel tjetër ndërsa i bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e ciklit të tretë të studimeve duke qenë se ofrohet me kohë të pjesshme…
Udhëheqësit shkencor në këto dy programe doktorature për universitetin e Shkodrës në Austri do të jenë profesor nga universiteti “Luigj Gurakuqi” ndërsa akreditimi është bërë deri në vitin 20230. Ata që mund të aplikojnë janë pedagogë, kërkues të rinj, studentë të diplomuar në master dhe profesionistë të fushave të cilët kanë mundësi ta shfrytezojnë këtë mundësi për një karrierë akademike dhe kërkim shkencor me standarde ndërkombëtare.

Artikulli paraprakNJË DREJTIM I RI PROFESIONAL NË SHKOLLËN “HAMDI BUSHATI”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NDËRHYN NË LAGJEN “ILIRIA”