Në Universtitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është zhvilluar takimi hapës për projektin të Ndërtimit të Kapaciteteve të Erasmus+ I cili vjen si një “Bashkëpunim i Universitet-Shoqëri për Transformimin Digjital të Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor” Ky projetkt do të zbatohet nga një konsorcium të përbërë nga 9 institucione I cili do të menaxhohet nga Universiteti i Shkodrës. Projekti në fjalë ka forcuar kapacitetet institucionale dhe njerëzore në universitetet shqiptare duke krijuar Njësi të Transferimit të Dijes dhe Ndërmjetësimit të Inovacionit, duke lidhur universitetin, biznesin, qeverinë, shoqërinë civile dhe mediat

Projekti U2SID synon të nxisë transformimin digjital digjital gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor duke rritur bashkëpunimin mes universiteteve, bizneseve, politikanëve, shoqërisë civile dhe mediave. Qëllimi i këtij projekti është digjitalizimi i njohurive duke u përcjellur tek shoqëria nëpërmjet univeristeteve dhe në bazë të parashikimeve ky projekt do të zhvillohet në harkun kohor prej dy vitesh.