
Universiteti i Shkodrës po zhvillon ture informuese në gjimnazet e veriut dhe verilindjes së vendit. Në këto takime u prezantuan vizionet dhe ofertat akademike të UNISHK, duke theksuar rolin e këtij institucioni, si një qendër gjithëpërfshirëse arsimore për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Lajmin e bëri të ditur rektori i Univerisitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj.
POSTIMI I PLOTË
Vijojmë turet informuese në gjimnazet e veriut dhe verilindjes së vendit, këtë herë në Milot, Rubik e Rrëshen. Së bashku me përfaqësues të Fakulteteve të ndryshme, zhvilluam takime të frytshme me maturantë, drejtues shkollash dhe aktorë lokalë të arsimit parauniversitar. Prezantuan vizionin dhe oferten akademike të UNISHK, duke theksuar rolin e këtij institucioni, si një qendër gjithëpërfshirëse arsimore për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Po synojmë, gjithashtu, të ndërtojmë ura bashkëpunimi me shkollat e mesme, për të qenë pranë çdo të riu që dëshiron të vijojë studimet universitare.