Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar zgjedhjet për tre anëtarët e rinj të Bordit të Administrimit, të cilët do të përfaqësojnë personelin akademik.

POSTIMI I UNISHK:

UNISHK | Zgjidhen tre anëtarët e Bordit të Administrimit nga Senati Akademik
Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi sot zgjedhjet për tre anëtarët e Bordit të Administrimit, përfaqësues të personelit akademik.
Përmes votimit të fshehtë, anëtarët e Senatit Akademik përcaktuan tre përfaqësuesit që do të jenë pjesë e këtij organi për një mandat 5-vjeçar.
👥 Pedagogët e zgjedhur janë:
🔹 Peter Saraçi, i cili bëhet pjesë e Bordit të Administrimit për herë të parë.
🔹 Entela Hoxhaj, e cila rikonfirmohet për një mandat të ri.
🔹 Adrian Leka, ish-kryetar i Bordit të Administrimit në mandatin e kaluar, i cili gjithashtu rikonfirmohet në këtë detyrë.
Bordi i Administrimit i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përbëhet nga gjithsej 7 anëtarë. Përzgjedhja e anëtarëve të tjerë do të vijojë sipas procedurave ligjore në fuqi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZGJEDHJET LOKALE/ ZBULOHET SHKRESA E KQZ PËR PARTITË POLITIKE
Artikulli tjetërDITA E 125-TË E PROTESTËD, TUBUESIT MBLIDHEN PARA KRYEMINISTRISË