
Reagim për opinionin publik
Në vijim të një kronike të transmetuar së fundmi në një nga televizionet lokale të qytetit, dëshiroj të sqaroj opinionin publik se në cilësinë time si person i caktuar për të publikuar lajmet dhe njoftimet në rrjetet sociale zyrtare të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Facebook & Instagram), i qëndroj besnike çdo vendimi dhe informacioni të marrë në rrugë zyrtare nga strukturat përkatëse të institucionit.
Publikimet në platformat tona zyrtare janë pasqyrim i drejtëpërdrejtë dhe real i ngjarjeve, konferencave, marrëveshjeve, si dhe aktiviteteve të shumta që organizohen nga Universiteti i Shkodrës.
Në mënyrë të veçantë, sqaroj se lajmi i publikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në UNISHK është mbështetur plotësisht në informacionet zyrtare të përcjella nga Komisionet Zgjedhore të Fakulteteve (KZF) dhe nga njësitë përgjegjëse brenda universitetit.
🔹 Qasja jonë është profesionale, transparente dhe në përputhje me etikën e komunikimit institucional. Çdo publikim synon t’i shërbejë informimit të saktë të komunitetit akademik dhe publikut të gjerë.
Ftojmë median dhe çdo palë të interesuar të kontaktojë me Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët për çdo informacion zyrtar në lidhje me aktivitetet dhe zhvillimet brenda universitetit.
Rozafa Shpuza