Në universitëtin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është organizuar takimi për prezantimin e portofolit të Albanian – American Development Foundation, pra Fondacionin e Zhvillimit Shqiptaro – Amerikan në fushën e edukimit. Rektorja Suzana Golemi bëri të ditur se ky bashkëpunim nuk ndodh për herë të parë, por tashmë ëshët krijuar mundësia e ofrimit të bursave për studentët dhe pedagogët.

Në këtë aktivitet u prezantuan projektet e punimeve kërkimore në kuadër të projektit CleanScore, program I bursave master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, program I praktikave profesionale ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, program LEAD Albania po ashtu edhe projekti READ, që ka në focus kërkimet hulumtuese nga akademikët shqiptarë në diasporë.