Është qëndra kryesore e dijes në veriun e Shqipërisë, dhe ka duhet të luajë rolin e saj jo vetëm në pergatitjen e brezave te rinj për tregun e punës, por mbi të gjithë të luajë rolin që I takon në zhvillimin e rajonit.

Flasim për universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, I cili vetem pak ditë më parë në një konferencë të vakët shkencore, mbylli siparin e aktiviteteve festive në këtë jubile të rëndësishëm që pervec se një kronike në mediat e shkodrës, dhe me nje ditë pushimi për studentet e universitetit nuk shërbeu asgjë me teper. Por jo vetem ketu, Star Plus prej kohesh ka ngritur problematiken qe perfshin universitetin e Shkodrës, në stafin e pedagogeve, mungesen e cilësisë, mungesen e transparences duke e kthyer këtë institucion si një vend hermetic për zbardhjen e shumë cështjeve që lidhen me studentet e Shkodrës të cilet duket se edhe kete vit, treguan qartë se po e braktisin cdo ditë e me teper qëndrën e dijes në veriun e Shqipërisë.

Absurdi regjistrohet serish edhe gjatë ditëve te fundit, në emerimet e pedagogeve që janë bere ne disa fakultetet te ketij universiteti. Nje faqe ëeb e cila nuk ofron asgje, pervec se eshte kthyer ne nje tabele qitje edhe nga nderkombetaret. Ky eshte universiteti I Shkodrës, dera e te cilit mesa duket eshte kthyer ne nje dere klientelizmi, pa asnje te dhene, pa asnjë kriter, me miqësi apo jo vetem, ky vend I shenjte e arsimit universitar në Shqipëri, është kthyer në oborrin e sherbimit për vetem disa persona. Kembane alarmi, e cila bie në veshin e shurdher te atyre që drejtojnë dhe kanë në dore fatet e ketij institucioni arsimor I cili është kthyer me shume ne nje vend punesimi sesa institucion në sherbim te zhvillimit të rajonit të Shkodrës.