Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka arritur të fitoj të tri kupat në tri disiplinat volejboll, basketboll dhe minifutboll në kampionatet kombetare universitare për vitin 2022 që u zhvillua mes 6 universiteteve të Shqipërisë. Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi shprehet e lumtur pas fitoreve.

President i Shoqatës Studentore Sportive Besnik Veliu shprehet se një prej qëllimeve të këtij aktiviteti ishte që nëpërmjet sportit të jepen mesazhe bashkëpunimi.

Shoqata Studentore Sportive zgjodhi që Shkodra të ishte qyteti mikëpritës i këtyre kampionateve pasi universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” feston këtë vit 65 vjetorin e krijimit të tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, FASONËRITË NË “LUPËN” E INSPEKTORIATIT TË PUNËS
Artikulli tjetërCOVID19/ MSH: REGJISTROHEN 28 RASTE TË REJA DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORË