Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ftuar të gjithë maturantët të regjistrohen në programet e studimit që ata kanë përzgjedhur.

UNISHK gjithashtu ka listuar dhe dokumentacionin e nevojshëm për të përfunduar regjistrimin ku çdo maturant duhet të paraqitet ne sekretarinë e fakultetit të përzgjedhur me mjetin e tyre personal të identifikimit, dy fotografi, një fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore si dhe mandatin e pagesës me një vlerë prej 1.600L i cili paguhet në çdo zyrë të Postës Shqiptare.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur maturantë,
Ju ftojmë të rregjistroheni ne programet e studimit që tashmë keni përzgjedhur në fakultetet e Shkencave të Natyrës, Shkencave të Edukimit, Shkencave Shoqërore, të Gjuhëve të Huaja, fakultetin e Drejtësisë dhe fakultetin Ekonomik duke filluar nga data 2 shtator 2021 deri më 15 shtator 2021.
Dokumentacioni që nevojitet:
• dokument identifikimi
• dy fotografi
• fotokopje e noterizuar e diplomës së Matures Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose të një deftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA;
• deklaratë e paraqitur në shtojcen nr.1
• mandat pagesë të tarifës me vlerë prej 1600 leke. (https://unishk.edu.al/…/2020-2021/Tarife_regjistrimi.pdf)
Artikulli paraprakEPIDEMIOLOGU ALIMEHMETI PUBLIKON TË DHËNAT: JA KUR PRITET TË ULET KURBA E INFEKTIMEVE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBIE NDJESHËM KURBA E INFEKTIMEVE, MSH: 486 RASTE TË REJA DHE 3 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT