
“Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka hapur dyert për maturantët e interesuar për të ndjekur studimet në një nga programet e ofruara nga 6 Fakultetet. Me angazhimin e një numri të madh të pedagogëve tanë, të gatshëm për të pasqyruar programet e studimit, si dhe mbështetjen e stafeve mësimdhënëse të gjimnazeve, u realizuan diskutime të frytshme me nxënësit për t’u shpjeguar programet e studimit dhe për t’u dhënë informacione të tjera mbi logjistikën, laboratoret, bibliotekën, bursat e studimit etj.
Kemi pritur në orët e para të tij maturantë nga Shkollat “Oso Kuka” dhe “28 Nëntori” të cilët u shprehën shumë të interesuar për disa programe studimi në fakultete të ndryshme.
Ky aktivitet u ndoq nga media lokale dhe kombëtare.
Mjediset dhe stafi ynë mbeten në dispozicion të të interesuarve përgjatë gjithë fundjavës për të mirëpritur të gjithë të interesuarit nga Gjimnaze të tjera jo vetëm të Shkodrës. Për detaje ju lutemi të konsultoni ftesën”– thuhet në njoftimin zyrtar në faqen e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.