Flasim për transparencë me publikun pork y është një term i ri për Universitetin e Shkodrës.

Mjafton të klikosh në faqen zyrtare të Universiteit të Shkodrës dhe gjithcka del më qartë. Flasim për fituesit, dhe kandidatët fitues në konkurset e hapura nga ky universitetit. Fakulteti Ekonomik kryeson listën me punësimet e reja, në degën e Turizmit dhe të kontabilitetit, por në faqen ëeb gjen vetëm kodin përkatës të konkurentit, pa e ditur aspak se kush është ky emër i ri që i bashkangjitet stafit të pedagogëve të këtij fakulteti, apo cka është me keqja, sa persona ishin konkurentë në këtë konkurs thuajse fantazëm, duke lënë dyshime të qarta se cdo gje ishte e paravendosur.

Por nuk ndalemi vetëm në këtë fakultet, se të njëjtën praktikë kanë zgjedhur edhe fakultetet e tjera të universitetit të Shkodrës. Në degën e Edukimit Fizik, sërish e njëjta procedurë, “fituesi” njoftohet me kodin përkatës dhe ftohet ti drejtohet Rektoratit të Universitetit të Shkodrës, për të firmosur kontratën e punës.

Sa për kujtesë, mjafton ti rikthehemi një shembulli konkret për konkurset, duke mos shkuar larg, por pranë Bashkisë Shkodër, ku në konkurset për pranimet në punë gjithcka ishte me emer, me pozcionin përkatës, dhe jo duke u fshehur pas perdes, dhe larg syrit të opinionit publik, sepse këto pedagogë të cilët janë shpallur fitues në këtë vende të lira pune, do të jenë nesër para auditoreve të studentëtëve dhe do të jene ato që do ti vendosin notën. Kjo është transparenca e munguar, e këtij institucioni, që ka nevojë të “zhvishet” nga sindroma e të qënurit në hije të plotë dhe të luajë rolin që i takon edhe jashtë mureve të këtij institucioni.