Universiteti I Shkodrës ka vijuar marrëveshjen institucionale me Universitetin Europian të Tiranës. Ditën e sotme u bë nënshkrimi I marrëveshjes së radhës mes dy rektorëve. Suzana Golemi, rektore e universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bën të ditur se ky bashkëpunim ka qenë I frytshëm ndër vite dhe është vënë në funksion të studentëve por edhe pedagogëve.

Rektori I Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj thotë se lidhja e tij me shkodrën është e dyfishtë ndërsa shton rëndësinë e vijimin të bashkëpunimit.

Prej disa vitesh, këto dy universitete nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e kushteve të studimit të studentëve kryesisht në degët e orientuara drejt Shkencave Sociale. Këtë vit, në funksion të studentëve është vënë edhe shtëpia botuese dhe literatura e Universitetit Europian të Tiranës.