Rektorja e Universitetit të Shkodrës „Luigj Gurakuqi“, prof.dr.Suzana Golemi nënshkroi një bashkëpunimi me Universitetin e Pejës “HAXHI ZEKA“

Ditën e enjte me datë 29.07.2021, Rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr.Suzana Golemi priti në një vizitë zyrtare Rektorin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka“ prof.dr.Fadil Millaku i shoqëruar nga zv/rektori për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sigurimit të cilësië prof.dr Ibish Mazreku. E pranishme në takim ishte zv/rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.as.dr. Paulina Guli.

Qëllimi i vizitës ishte kultivimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy institucioneve përmes mbështetjes akademike, promovimit të botimeve, si dhe projekteve të përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përmbyllje të takimit Rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit e të Pejës duke shprehur besimin në një bashkëpunim efektiv dhe afatgjatë.