Në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit shoqata Sportive e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi për herë të parë kampionatin “Pavarësisa” me pjesëmarrjen e ekipeve sportive të fakulteteve të këtij universiteti.

Ekipet e fakulteteve të universitetit u përballën mes tyre në tre disiplina volejboll për femra, basketboll për meshkuj si dhe minifutboll për meshkuj. Synimi është nxitja e të rinjve drejt sportit shprehet Fatjon Nurja presidenti i shoqatës Sportive të Universitetit të Shkodrës.

Shoqata Sportive e Universitetit të Shkodrës synon që këtë aktivitet ta kthejë në traditë
Kampionati do të vijojë për dy ditë ku do të luhen ndeshjet finale për të shpallur në fund edhe fituesit për secilën kategori.