
Ka nisur këtë të hënë, në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aktiviteti “International Ëeek 2026”, që synon forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare. Rektori,. Tonin Gjuraj si dhe Blerta Dragusha zv, rektore u shprehën se kjo javë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ndërkombëtarizimin e universitetit dhe rritjen e cilësisë në arsim përmes bashkëpunimit me partnerë të huaj.
Programi i ditës së parë vijoi me aktivitete artistike, prezantime universitare dhe sesione ndërkulturore, duke sjellë një atmosferë bashkëpunimi mes studentëve dhe pedagogëve vendas e ndërkombëtar






