Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet ka nxjerrë Shqipërinë dhe Hollandën si dy prej vendeve më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të cannabisit.

Më pas sipas këtij raporti vjetor vjen Çekia. Shqipëria në hartën globale sipas këtij publikimi për 2018-ën bën pjesë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia me origjinë nga Afganistani dhe më pas kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore.

Ky raport i referohet edhe zhvillimeve të 2016-ës kur Shqipëria dhe Hollanda raportuan numrin më të lartë të asgjesimit të bimëve narkotike të kanabisit në Europë.

Përveç brenda vendit shqiptarët në raport janë një shqetësim edhe për aktivitetin në Belgjikë duke përdorur lokale për të kontrolluar femrat e trafikuara për shfrytëzim seksual por edhe transport të drogës.

Për të tretën herë Shqipëria bën pjesë në raportin botëror të drogave. Në 2017 vendi ynë cilësohej si një vend kyç për trafikimin prodhimin e kanabisit, madje edhe përdorimin e substancave të forta nga të rinjtë.

Shqiptarët cilësoheshin një shtet me të dhëna të forta në përfshirjen e grupeve në trafikun e heroinës, kokainës, canabisit apo krimit të organizuar. Zgjerimi i llojeve të drogave sipas raportit po ndodh si asnjëherë më parë.

Shumë shtete në botë por hasen me një zgjerim potencial të prodhimit të kokainës që kanë arritur në nivelet më të larta.

Shqetësuese është edhe trafiku i drogave përmes internetit duke qenë se po njeh rritje. Kolumbia mbetet vendi i cili sjell pjesën më të madhe të kokainës

. 1/3 nga 2015 deri në 2016 është nxitur nga Kolumbia me rreth 866 ton kokainë.

Në Kolumbi ka dyshime të forta se një grup shqiptarësh merret me trafikimin e drogës duke e sjellë drejt Europës por edhe vendit tonë.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMALI I JUSHIT, PËRMBYTJET SHKATËRRUAN BUJQËSINË
Artikulli tjetërRROGAT E PRAPAMBETURA, FLET PRESIDENTJA E VLLAZNISË