Procesi i reabilitimit të pallateve në zonën e “urës Dervishbeg” po vijon në Shkodër.
Kjo ndërhyrje ka krijuar edhe një pamje më estetike për këtë lagje, ku prej shumë vitesh pallatet ishin të pa mirëmbajtura.
Banorët të cilët jetojnë në këtë bllok pallatesh vlerësojnë punimet që po realizohen
Projekti parashikon termoizolimin e fasadave të jashtme për mes sisitemit kapotë dhe hidroizolimin e tarracave të pallateve, me qëllim përmirësimin e kushteve të banimit dhe efikasitetit energjetik në ndërtesat egzistuese..
Ky projekt I bashkisë Shkodër i finacuar nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit parashikon që të shtrihet edhe në zona tjera të qytetit

Artikulli paraprakVDEKJA E PUNETORIT NË SHENGJIN, LIROHET PERGJEGJËSI
Artikulli tjetërEMIGRANTËT PËRFITOJNË NGA KONTROLLET FALAS