
Rikonstruksionit te Ures se Vjeter te Bunes iu gezuan dhjetra qytetare shkodrane si nje investim i domosdoshem dhe me shume vlere.
Mirëpo ne gjithe morine e diskutimeve eshte lene menjane nevoja per nje rikonstruksion te plote te ures se Bahcallekut e vendosur mbi lumin Drin.
Ura e bahçallekut vijon te jete ne gjendje te renduar.
Edhe ne kete sezon turistik hyrja ne qytetin e Shkodres nuk eshte aspak e kendshme. Nderhyrjet per rikonstruksion duket se vetem sa e kane shemtuar me shume kete ure.
Ashtu sikurse rendomte ndodh edhe pas nderhyrjeve siperfaqesore ura mban kete standart.
Sic shihet nga pamjet gropat ne mes te rruges trotuaret e demtuara se bashku me parmaket mbrojtes nuk i kane rene ne sy sic duket personave qe kane pergjegjesi per mirembajtjen e kesaj ure .
Kjo gje ka sjelle edhe shqetesimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve te vazhdueshme dhe trafikut drejt Shkodres dhe anasjelltas.
Edhe pse eshte nyje lidhese e qytetit me pjesen tjeter te vendit Ura e Bahcallekut nuk ka marre vemendjen e duhur, dhe projektet e bashkise te Shkodres per rikonstruksionin e saj vazhdojne te mos financohen.
Kjo ure qe kalon mbi lumin Drin dhe me prurjet e medha te viteve te fundit ka pesuar jo pak demtime edhe ne kembet e saj.
Ndonese eshte apeluar disa here per gjendjen ne te cilen ndodhet Ura e Bahcallekut gjendja vijon te mbetet e njejte drejt shkaterrimit gradual.


