Nuk është një rrugë dytësore apo një urë fshati. Kjo pjesë tërësisht e amortizuar është thuajse përballja e parë e të gjithë atyre që prekin hyrjen e qytetit të Shkodrës.Bëhet fjalë për urën e Bahçellekut e cila për të gjithë shoferët po kthehet në një makth të vërtetë.

Prej kohësh ndodhet në këtë gjendje dhe çdo e më shumë po amortizohet dhe askush nuk shqetësohet për këtë situatë të krijuar.Pjesa mbrojtëse në gjysmën e segmentit të urës së Bahçallekut ka ditë që është shkatërruar dhe autoritetit rrugor i veriut që ka përgjegjësinë direkte për mirëmbajtjen e saj duket sikur është në gjumë. Ndonëse një problem tejet shqetësues jo vetëm se nuk ndërhyhet por ky institucion nuk denjon as të përgjigjet për amortizimin e përditshëm që po i bëhet urës së Bahçallekut.Që pas pezullimit të drejtorit të autoritetit rrugor të veriut Nikolin Dedvukaj, ky institucion nuk është marrë më me urën e Bahçellekut e cila po dëmtohet e shkatërrohet dita-ditës duke ia bërë shumë të vështirë qarkullimin mijëra makinave që përshkohen aty për të mos thënë imazhi që krijohet në sytë e të huajve që vijnë për herë të parë në Shkodër.

Artikulli paraprakAVOKATJA: MJAÇAJ NUK KISHTE PLAN TË VRISTE ÇEKËT
Artikulli tjetërNISIN PËRGATITJET PËR “FJALA ARTISTIKE 2015”