Ura disavjecare e fshatit “Bardhaj” prej kohësh është kthyer në shqetësim për kalimtarët dhe automjetet për faktin se është një kalimshme.
Ura ka një sens lëvizje dhe është bërë shpeshherë shkak jo vetëm për bllokimin e trafikut por edhe konflikte banale. Çdo ditë në këtë urë kalojnë me dhjetra automjete ku shoferëve në këto ditë të nxehta i humbet edhe durimi duke qëndruar me minuta të tëra në pritje.Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash për zgjerimin e kësaj ure deri tani nuk është bërë asgjë.Ura e bardhajve është ndërtuar në vitin 1995 dhe që atëherë ajo ka pësuar dëmtime të shumta vecanërisht në këmbët e saj prej betoni.