Mbeturinat sebashku me inertet pranë Urës së Bardhajve rrezikojnë të kthehen në një mal aq të madh saqë kanë filluar të bllokojnë këmbët e urës, ku këto mbetje janë përhapur gjithandej.

Ditën për diell persona të papërgjegjshëm bëjë hedhje e tyre në këtë zonë.E premtuar nga të gjitha instancat shtetërore për pastrimin e tyre në afëris të urës dhe argjinaturës së Kirit ajo pjesë është kthyer në ambjentin më të ndotur në të gjithë zonën. Mbeturinat dhe inertet hidhen nё brigjet e lumit Kir sepse mungojnё koshat dhe  si pasojё e kesaj banorët janë pёrmbytur disa herë herё pasi ka ndikuar fryerja e lumit nga hedhja e mbeturinave aty.Për më tepër era e rëndë që lëshojnë këto plehra e bën situatën aspak normale edhe për vetë banesat dhe bizneset që ndodhen aty pranë, sigurisht një tjetër anë negative që sjell kjo papërgjegjshëmëri e dorës së njeriut shpesh-herë ka sjellë edhe katastrofa ekologjike. Pavarësisht kësaj shpeshherë është dëgjuar në deklarata të ndryshme të institucioneve përgjegjëse se do të ndalohet rreptësisht hedhja e mbeturinave dhe do të ndëshkohen përsonat që shkaktojnë dëme në mjedis, por që deri më sot këto premtime kanë qënë vecse premtime boshe.Nuk janë marrë as masat më minimale përballë këti fakti.Prezenca e mbeturinave është kthyer në makth për rrethin e Shkodrës, ndërkohë që institucionet e higjenës deri më sot nuk janë ndjerë për të kërkuar largimin e këtyre mbeturinave dhe dezinfektimin e zonave.

Artikulli paraprakSHËRBIMET PUBLIKE, KRYEJNË PASTRIMIN E MJEDISIT NË KOPLIK
Artikulli tjetërMBYLLJA E TREGJEVE, DREJTORIA E BUJQËSISË NUK MBËSHTETET NGA POLICIA BASHKIAKE