Ura e Bardhajve vijon të përballet me degradimin e vazhdueshëm. Kjo urë, e cila shërben si nyje kryesore kalimi për qindra banorë të zonës, po kthehet çdo ditë e më shumë në burim rreziku për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve ne bazamentin e saj. Ajo që duhej të ishte një rrugë kalimi e sigurt për komunitetin, sot paraqet këtë pamje. Ura e Bardhajve mbi lumin Kir po pëson dëmtime të njëpasnjëshme strukturore.

Asfalti i dëmtuar, gropat e thella dhe kembet e dëmtuara janë vetëm disa nga problemet më të dukshme me të cilat përballen çdo ditë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Ura e Bardhajve mbetet një rrugëkalim I rendesishem për të gjithë zonën e Rrethinave. Edhe pse alarmi për gjendjen e saj është ngritur disa herë nga komuniteti lokal, një investim plotë rikonstruksioni mbetet ende në pritje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURISË KOMBËTARE, PRESIDENCA ZBARDH DETAJET NGA TAKIMI
Artikulli tjetërRRUGA KTHEHET NË SHQETËSIM PËR BANORËT