PUSHTETI QENDROR E LOKAL E KA HARRUAR, VETËM MEDIA KUJTOHET PËR TË.Ura e Vjeter e Bunes nje objekt i ndertuar ne vitin 1908 para pak vitesh me ndertimin e ures se re te Bunes ka dale jashte funksionit.

Fatkeqesisht kjo ure eshte harruar totalisht  nga institucionet te cilat jane pergjegjese per mbrojtjen e veprave te tilla qe kane vlera kulturore dhe historike duke bere qe vetem mediat te kujtohen nganjehere per degradimin qe dita dites po e kaperdin kete ure dhe cka ka mbetur nga nje ure qe njehere e nje koher ishte e nje rendesie te madhe.Por nderkohe ashtu si edhe shume studiues jane shprehur bashke me shkaterrimin fizik te kesaj ure po shkaterrohen edhe elemente te kultures e historise. Nderkohe persona te papergjegjshem po e shkaterrojne uren duke e demtuar ate fizikisht dhe pjese te hekurta nga ura i shesin per skrap.

Prandaj paraqitet emergjente marrja e masava per parandalimin e ketij shkaterrimi po njekohesisht komuniteti duhet te ndergjegjesohet per rendesine qe ka kjo ure, per vlerat historike, kulturore, artistike dhe turistike qe mbart ne vetvete.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/IgoZbuk0AC8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“MARK LULA” NË PRITJE TË INVESTIMEVE
Artikulli tjetërRAMA PËRMEND SËRISH KOSOVËN, POR NË TV