Kane kaluar me shume se 5 muaj nga shembja e Ures se Drojës ne Mamurras, por situata mbetet e njejte, dhe shume Alarmante. Shembja e ures se Drojës ne Mamurras, ka lene te izoluar qindra familje ndersa para se te demtohej ajo lidhte Mamurrasin me Thumanen dhe Fushe Krujen.

Banoreve u duhet disa minuta mes rrezikut e te kacavirren neper hekurat anesore te ures per te kaluar nga njera ane ne tjeter te rruges.Per te semuret situata behet problematike madje shume e rrezikshme.

Por ama mbi te kalojne, ashtu guximshem, burra e gra, femije e pleq, pasi eshte e domosdoshme per lidhjen e zones pasi nuk kane rruge tjeter. Per të gjithe shembja e kesaj ure eshte problem, por sidomos per femijët e shkollave, pasi ndodhet ne kete gjendje sa pjesa e mbetur mund te rrezohet nga çasti ne çast, e femijet e ndjejne cdo dite friken kur kalojne.

Ura e Drojes eshte ndertuar qe ne vitet ‘30 nga njesite ushtarake italiane. Pamjet e filmuara nga kamera e Star Plus tregojne qarte se punimet e kryera kohet e fundit lene shume per te deshiruar.

Shufrat e hekurit jane te holla dhe cilesia e betonit eshte e varfer, cka hedh dyshime te medha se punimet e kryera nga firma kontraktuese jane bere jashte cdo parametri bashkekohore.

Ura e Drojes u thye ne mes nga prurjet e lumit duke dale jashte funksionit, nje pamje qe vijon akoma dhe kesaj dite e pandryshuar, sepse ende askush nuk ka vene dore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFUSHATA ANTI-KANABIS NË PUKË
Artikulli tjetërAUTOMJETET “BLLOKOJNË” BIÇIKLETAT