Ura mbi lumin Mat ne rrugen nacioanale Lezhë-Milot pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda ketij viti.Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer, megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën gjate diteve te fundit.
Pastrimi i pilotave të themeleve, mbrojtja e atyre të dëmtuara, forcimin e zonave ku ka ndodhur gërryerja si dhe mbrojtja e themelit të pilës dhe ballit të urës përmes krijimit të një qilimi me blloqe të lidhura gabioni për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, jane nderhyjet qe po ralizohen.
Banoret e zonës kërkojnë hapjen sa më parë të Ures së Matit, pasi ka krijuar mjaft probleme në lëvizjen e tyre.
Për shkak të dëmtimeve te shumta, gjatë sezonit veror Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi bllokimin e qarkullimit në këtë urë që i shërben veriu të vendit.Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akorduar një fond emergjente me vlerë 107 milionë lekë.Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata në vendin tonë.

Artikulli paraprakDITA E ORATORIT “DON BOSCO”
Artikulli tjetër“ZHANRI I HUMORIT ”, SFIDAT DHE ARRITJET