Edhe pse premtohet çdo vit, mirëmbajtja e Urës së Mesit, një prej monumenteve më të veçanta kulturore në qarkun Shkodër ka mbetur në harresë të institucioneve përgjegjëse. Banorët e fshatrave Mes dhe Drisht në njësinë Postribë kërkojnë që autoritetet të shtojnë investimet në mënyrë që në sezonin e ardhshëm turistik, të jetë më I madh numri I turistëve të cilët frekuentojnë këtë zonë.

Ndriçimi I Urës së Mesit ka qenë një projekt I zbatuar vite më parë, por që u ndërpre si shkak I mungesës së mirëmbatjes bëjnë të ditur banorët.

Ura e Mesit është vetëm 8 kilometër larg qytetit të Shkodrës. Vit pas viti rritet numri I turistëve të huaj të cilët viziojnë këtë monument culture, por pavarësisht kësaj,

institucionet përgjegjëse në Shkodër nuk kanë marrë masa për mirëmbajtjen e urës dhe gjithë zonës për rreth, për të rritur edhe më tej interesin e turistëve, e pse jo edhe të investitorëve

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 25 PRILLIT, YURI KIM: MOS E SHIT TË DREJTËN TËNDE, MOS E DORËZO FUQINË TE KRIMINELËT
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BECI: SHKODRA MË PRITI MIRË