
Ura e Mesit , monument kulture me vlera të mëdha historike, po tërheq turistë të shumtë. Këtë të diel vizitorë vendas dhe të huaj ishin të pranishëm pranë kësaj ure të ndërtuar disa shekuj më pare, qe mbartë një trashigimi të pasur historike dhe kulturore.
Ura e mesit ndodhet vetëm 8 km nga qyteti i Shkodrës. E ndërtuar në vitn 1768 nga Mehemt Pashë Bushati ura me kurriz sic quhet ndryshe ndodhet mbi lumin Kir ,shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën
Me gjatësi 108 metër kjo urë iu nënshtrua restaurimit pak kohë më parë duke u kthyer sërish në një atraksion turistik .