Ura e Mesit vazhdon të jetë një nga pikat më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, sidomos gjatë muajve të verës. Çdo ditë, dhjetëra turistë ndalen për të shijuar bukurinë natyrore, arkitekturën historike dhe panoramën unike që ofron kjo urë guri. Shumë prej turistëve ndalojnë për të bërë foto, për të kaluar urën në këmbë dhe për të mësuar më shumë mbi historinë që fsheh kjo vepër madhështore e trashëgimisë kulturore. Ata shprehen të mahnitur nga bukuria e kësaj vepre turistike, që ndodhet vetëm pak larg qytetit të Shkodrës.

Përveç vlerave historike, Ura e Mesit po shndërrohet edhe në një atraksion turistik gjithëvjetor, falë rritjes së interesit për turizmin kulturor dhe natyror në zonën e Shkodrës

Artikulli paraprakVELIPOJA PO MIRËPRET PUSHUES TË SHUMTË
Artikulli tjetërTRAFIK KILOMETRIK NË HYRJE TË QYTETIT