Asnje kontenier mbeturinash ne nje nder pikat me atraktive turistike por edhe historike te Bashkise Shkoder sic eshte Ura e Mesit .

Pirgje me mbeturina dhe nje pamje aspak dinjitoze, ne nje periudhe qe konsiderohet piku sa i takon vizitave ne kete destinacion. Ndersa dhe ura e lashte e Mesit ka njohur demtime ne shume pjese te saj.

Kryeministri Edi Rama vetem nje muaj me pare premtoi rehabilitim te ketij monumenti kulturor, por mesa shihet entuziasmi ka njohur renie dhe edhe per disa kohe ky do vazhdoje te mbes nje premtim.

Pak muaj me pare u vendosen ne kete zone kontenier te ri por edhe kamera sigurie per te monitoruar persona te papergjegjeshem qe demtonin kete zone , por tashme kazanet e mbeturinave jane zhdukur ndersa kamerat zevendesojne ne menyre figurative dordolecin e arave te cilit vetem femijet mund ti frikesohen.

Banoret e zones jashet kamerave kerkojne nje vemendje me te madhe ndaj Ures se Mesit, pasi ne te kundert do te largohen edhe turistet e huaj.

Artikulli paraprakSURPRIZAT E MOTIT!
Artikulli tjetërVECAJ PROVË 10 DITORE NË KROACI