U FOL PËR MBIKQYRJE NGA BANKA BOTËRORE POR ENDE ASNJË LËVIZJE. Me pak fjale mund te thuhet qe ky segment tepër I rendesishem ne Shkodër, nje nyje lidhese me rruget Shkodër Muriqan qe lidh Shqipërinëme vendin fqinj te Malit te Zi eshte ne pritje te investimit. Nje investim I vetem pak viteve me pare qe po degradohet çdo dite. Edhe pse e trajtuar shpesh here nga mediat kjo pjese kaq e rendesishme e qytetit po lihet ne mëshire te fatit.

Me tabela elektronike qe here punojnë dhe here jo, kjo pamje është një imazh negative edhe për qytetin e Shkodrës. E ndërtuar disa vite me pare me një fond prej 7.2 milion dollarësh, akorduar nga qeveria shqiptare dhe Banka Islamike për Zhvillim, Ura e Re e Bunës vazhdon të dëmtohet.  Fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës së re të Bunës duke përvetësuar rreth 50 metra linear kabllo elektrik dhe duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese të ndriçimit të urës, por edhe të mekanizmit hapës të saj. Por ajo po vazhdon të dëmtohet. Por ky nuk është rasti i parë kur investimet në projekte publike dëmtohen qëllimisht për tu shitur më pas për skrap në qytetin e Shkodres. Përballë këtij fakti bashkia e Shkodrës ka kërkuar bashkëpunimin më qytetarët në denoncimin e këtyre rasteve. 

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/vZ1N4KJ8b-o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]