Kjo është gjendja e ures mbi Lumin Fan që lidh qytetin e Rubikut në Mirditë dhe fshatrat përreth me Rrugën e Kombit.Këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa pika, duke rrezikuar shembjen.

Pas mbylljes së urës së Matit, gjatë sezonit veror rruga Pllanë-Rubik është shfrytëzuar masivisht për të shmangur trafikun e rënduar në akset kryesore, duke e kthyer urën e Fanit në një nyje të rëndësishme kalimi.Banorë të zonës dhe drejtuesit e mjeteve thotë se degradimi i urës vijon prej vitesh, pasi kanë mumguar ndërhyrjet për mirembajtjen e saj.

I kontaktuar në lidhje me këtë problematike, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, thotë se Ura është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pas kërkesave të përsëritura nga pushteti vendor, është inspektuar dhe është konstatuar me probleme. Në këto kushte është dakordësuar që Bashkia të hapë unazën verilindore të Rubikut për t’i hapur rrugë investimit, por institucionet qëndrore ende nuk kanë vepruar.

Artikulli paraprakRAMA NDAN PAMJET MAHNITËSE NGA LËPUSHA
Artikulli tjetërSEANCË VULLNETARE E DHURIMIT TË GJAKUT