Kjo panoramë ka 15 vite që shoqëron çdo vizitor , ndërsa për banorët është dicka e zakonshme.

Ura e Telit në njësinë administrative të Postribës e ndërtuar që në vitet 70 shërben për të lidhur Drishtin me fshatrat Omaraj, Domen, etj. Të hedhësh sytë poshtë urës vëren mbeturina të ndryshme të cilat kanë zaptuar këtë relike të vjetër që tërheq vëmendjen e cdokujt, ndërsa mbeturinat që hidhen aty përfundojnë në lumin Kir duke krijuar ndotje të tij. Asnjë punonjës qoftë I njësisë administrative Postribë apo firmës së pastrimit të kontraktuar nga bashkia shkodër nuk zhvilluar qoftë një aksion të vetëm për pastrimin e këtij territori. Por duket se zgjidhja është gjetur nga vetë banorët ose personat që gërmojnë për të mbledhur hekurishte duke i asgjesuar me anë të djegies ndërsa tymi bëhet I padurueshëm për qindra familje. Banorët jashtë kameras treguan se kjo urë është e vetmja mënyre kalimi për nxënësit e fshatit Omaraj të cilët zbresin për të kryer mësimin në shkollën e Drishtit. Akoma nuk dihet dita se kur ky vend do të marrë pamjen që meriton. Mbeturinat e kanë rënduar së tepërmi situatën. Fshati Drisht mirëpret cdo vizitor dhe panoram që ajo të ofron janë mbeturinat.

Artikulli paraprakVADITJA NË MALËSINË E MADHE, DREJT DËSHTIMIT
Artikulli tjetër5 VITE PA DOM SIMON JUBANIN, KLERIKUN QË VRAU FRIKËN