Ura e Vrakës, pranë shinave tw trenit, vijon të mbetet një vatër e ndotjes mjedisore. Pamjet tregojnë qartë se zona po përdoret si vendgrumbullim i paligjshëm i mbetjeve inerte dhe urbane, të cilat shtohen nga dita në ditë.

Hedhja e mbetjeve në këtë hapësirë po kryhet në mënyrë të pakontrolluar nga persona të papërgjegjshëm, duke e kthyer zonën në një landfill mbetjesh.

Ndotja e krijuar jo vetëm që dëmton mjedisin, por përbën edhe rrezik për shëndetin e banorwve. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave ndaj ndotësve, ndërsa një rol të rëndësishëm mbetet edhe ndërgjegjësimi i subjekteve për të mos i hedhur mbetjet në këtë zonë.

Artikulli paraprakVIROZAT, MJEKËT KUNDËR ANTIBIOTIKËVE PA RECETË
Artikulli tjetërAKU DHE POLICIA AKSION NË TREGUN E MILOTIT