Pamja piktoreske e Urës historike të Mesit tërheq çdo ditë me dhjetëra turistë nga e gjithë bota. Historia dhe peizazhi natyror rreth saj e bënë këtë vend mjaft tërheqës. Por vetëm pak metra më tutje, kontrasti është i dukshem . Ura tjeter që shërben për kalimin e përditshëm të automjeteve dhe lidh fshatin Mes me Drishtin, ndodhet në kushte të rënda amortizimi.

Kjo urë vuan prej kohësh mungesën e investimeve. Disa parmakëmbrojtës janë të demtuar duke u kthyer në një rrezik konstant për këmbësorët, ndersa trotuari i dëmtuar dhe hapësirat e kalimit e bëjnë lëvizjen e pasigurt.

Banorët e Drishtit dhe zonave përrreth kërkojnë me ngulm rehabilitimin e këtij segmenti mjaft të rëndësishëm, përpara se amortizimi të sjellë pasojat e tij.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODRA TURISTIKE NË RRITJE, SEZON ME MË SHUMË VIZITORË
Artikulli tjetërGRUDA, FSHATI PA UJË TË PIJSHËM