Uragani ‘Elsa’ po kthehet në një shqetësim për meterologët që monitorojnë Oqeanin Atlantik. Elsa po zmadhohet gjithnjë e më shumë dhe po i drejtohet Karaibeve.

Sipas ekspertëve, ky është uragani që është shfaqur më herët në 9 vitet e fundit, rreth një muaj më parë se mesatarja që karakterizon stinën e uraganeve.

Raportimet nga mediat vendese bëjnë me dije se ‘Elsa’ mund t’i drejtohet në ditët në vijim veriut, ndoshta duke prekur Floridën.