New York dhe New Jersey shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se uragani Ida solli reshje rekord të shiut që shkaktuan përmbytje katastrofike duke krijuar kushte të rrezikshme për qytetarët.

Më shumë se 1 milion njerëz nuk kanë energji elektrike në Luiziana, përfshirë Nju Orlinsin, qyteti më i populluar i atij shteti, si dhe në shtetin Misisipi, pasi uragani i kategorisë 4 goditi vendin. Probleme kanë edhe me furnizim me ujë të pastër.

Kompania e shërbimeve elektrike Entergy tha se 8 linjat e transmetimit që ushqejnë qytetin Nju Orlins janë jashtë shërbimit, ndërsa një shtyllë e tensionit të lartë ka rënë në lumin Misisipi.

Autoritetet thanë se mund të duhen ditë, madje edhe javë, para se të rikthehet plotësisht energjia, duke ngritur shqetësime të mëtejshme për mundësinë që banorët të sëmuren nga temperaturat e larta në fund të verës, ndërsa parashikohet se temperatura këtë javë mund të shkojë deri në 32 gradë Celsius.

Artikulli paraprakSHIRAT E RRËMBYESHËM SHKAKTOJNË PËRMBYTJE NË DISA QYTETE NË SPANJË
Artikulli tjetërVIDEO/ GJESTI PREKËS I BERBERËVE SHQIPTARË NË ANGLI, QETHEN TULLAC PËR TË MBËSHTETUR GRUAN ME KANCER